Letra prekëse e nënës së 14-vjeçarit: Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja

Nëna e 14-vjeçarit Martin Cani, Florina Cani ka dërguar një mesazh në protestën e organizuar para Ministrisë së Arsimit për të birin.

Në mesazhin e lexuar nga një prej protestuesve, nëna e të miturit shprehet se ikja e Martinit i ka lënë një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë.

Florina Cani falenderoi shqiptarët për mbështetjen, si edhe qytetarët që i dhanë ndihmën e parë djalit të saj, i cili humbi jetën në spital pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

“Na ka lënë pas një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Falenderoj popullin shqiptar për mbështetjen në këto momente të vështira. S’di sa mirënjohëse jam për ata që ju gjenden aty Martinit në momentet e tij të fundit. Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja. Si nënë që jam uroj që askush të mos provohet më një dhimbje të tillë. Me respekt Florina dhe Angel Cani”, shkruan ajo.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top