Letër përshëndetëse nga
Flamur Buçpapaj
Për lexuesit e “Gazetës Nacional”, “RTV Nacional” dhe “The New York Times”
Të nderuar lexues, ndjekës dhe miq të “Gazetës Nacional” dhe “RTV Nacional”,
Të dashur lexues të “The New York Times” dhe mediave ndërkombëtare,
Ju falënderoj me gjithë zemër për vëmendjen, dashurinë dhe mbështetjen që i keni dhënë romanit tim më të fundit, “Nuset e Vilës Blu – 1944”. Është një histori që bashkon kujtesën, dashurinë dhe dhimbjen, një udhëtim mes së kaluarës dhe së tashmes shqiptare.
Me kënaqësi ju njoftoj se romani do të jetë shumë shpejt në të gjitha libraritë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa po përgatitet botimi edhe në ShBA, Francë, Itali dhe Turqi.
Romani tashmë është përkthyer në anglisht, frëngjisht, italisht dhe turqisht, dhe është në procesin përfundimtar të shtypshkronjës ndërkombëtare.
Shfrytëzoj rastin të falënderoj degjuesit e Radio Nacional, të cilët janë më të mirët, si dhe gazetarët dhe bashkëpunëtorët e mediave të tjera, që kanë ndarë me publikun emocionet e këtij romani.
“Nacional.al” dhe “RTV Nacional” do të jenë gjithmonë aty ku ka shqiptarë — jo vetëm me muzikë, letërsi e kulturë, por edhe me zë të fortë qytetar e politik për një Shqipëri më të mirë, të lirë dhe natyrale.
Ne besojmë se fjala, kultura dhe drita janë arma më e fortë për ta shpëtuar kombin nga çdo padrejtësi.
Faleminderit nga zemra për mbështetjen!
Me dashuri dhe respekt,
Flamur Buçpapaj