Gazeta prestigjioze franceze L’Equipe është e sigurt: Juventus ka kontaktuar me Xavi Hernandez, ish-trajnerin e Barcelonës (i larguar në majin e kaluar) dhe aktualisht pa ekip. Sipas raportimeve nga Franca, bardhezinjtë kanë zhvilluar bisedime informale me 45-vjeçarin, i cili muajt e fundit ishte përafruar edhe me Milan, para se Conceição të merrte drejtimin e kuqezinjve në vend të Fonsecës.
Lajmi mbi për spanjollin Xavi vjen dy ditë pas humbjes së parë sezonale të Juventus ndaj Napolit, një disfatë që ka nxjerrë në pah problemet e ekipit, ndryshe nga pritshmëritë e verës pas revolucionit të drejtuar nga Thiago Motta. Megjithatë, drejtori teknik Giuntoli e ka mbështetur gjithmonë publikisht trajnerin italo-brazilian dhe po punon për t’i siguruar atij përforcime të rëndësishme në mbrojtje.
Pavarësisht zërave, pritet që Motta ta përfundojë sezonin në pankinën e Juventus, por ka lëvizje të mundshme për verën. L’Equipe thekson se kontaktet e Juventus me Xavi Hernandez nuk kanë qëllim të menjëhershëm, por lidhen më shumë me të ardhmen. Në këtë drejtim, një tjetër emër për t’u pasur parasysh është ai i Gian Piero Gasperini, i cili pëlqehet nga drejtuesit aktualë të Juventus. 67-vjeçari, i cili ka një histori me bardhezinjtë, ende nuk ka rinovuar kontratën e tij me Atalantën, e cila skadon më 30 qershor 2025.
La Juventus Turin a appelé Xavi, l'ancien entraîneur du FC Barcelone, pour débuter des discussions informelles. Un signe que le poste de Thiago Motta, actuel coach du club turinois, est en danger ?
➡️ https://t.co/CRamTKWzak pic.twitter.com/AF3ECCfuEs
— L'ÉQUIPE (@lequipe) January 27, 2025