Një burrë humbi jetën në Portugali pasi automjeti me të cilin udhëtonte u përmbyt si pasojë e reshjeve intensive që kanë goditur vendin, ndërsa në Spanjë një vajzë e vogël rezulton e zhdukur pasi u tërhoq nga lumi. Stuhia “Leonardo” ka goditur gadishullin Iberik me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta prej dy ditësh.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!“E kaluam gjithë pasditen dhe natën e djeshme duke kërkuar për vajzën e cila ra në lumë”, tha shefi i zjarrfikësve të Malagës, Manuel Marmolejo, për televizionin spanjoll.
Kostot e rindërtimit në Portugali vetëm pas stuhisë Kristin të javës së kaluar mund të arrijnë në mbi 4 miliardë euro tha Ministri i Ekonomisë Manuel Castro Almeida.
Shërbimet e emergjencës së Andaluzisë morën pjesë në shumë incidente deri në mesnatën e së mërkurës, thanë zyrtarët spanjollë. Katërmbëdhjetë lumenj dhe 10 diga ishin në rrezik “ekstrem” përmbytjeje, sipas Antonio Sanz, kreu i departamentit të brendshëm të qeverisë rajonale.
Mbrojtja Civile Kombëtare e Portugalisë tha se kishte regjistruar të paktën 70 incidente që nga fillimi i së enjtes.