Leonardo DiCaprio nxit aludimet se është i lidhur me Irina Shayk

Leonardo DiCaprio ka nxitur së fundmi aludimet se mund të ketë nisur një lidhje me një tjetër supermodele.

Fituesi i Oskarit u pa duke kaluar kohë me ish-in e Bradley Cooper, Irina Shayk në festivalin “Coachella”. Dyshja u panë duke biseduar dhe të afërt me njëri tjetrin .Megjithatë, Shayk dhe DiCaprio u bashkuan nga një numër miqsh të famshëm, duke përfshirë Stella Maxwell dhe Toby Maguire.

DiCaprio ishte gjithashtu i pranishëm në Festivalin Revolve të këtij viti në Coachella – një festë e mbushur me yje vetëm me ftesa të mbajtur si pjesë e festivalit vjetor të muzikës. Në event ndodhet dhe Camila Morrone, me të cilën ai u nda pas katër vitesh në gusht 2022. Një dëshmitar okular i tha ET se , “Camila dhe Leo ishin në Revolve Festival në të njëjtën kohë. Camila mbërriti përpara tij. Ajo ishte me Suki Waterhouse dhe Emma Roberts dhe dukej se po kalonte mirë.”

Sa i përket Cooper dhe Shyak, dyshja kanë një vajzë 6-vjeçare, Lea. Ata u ndanë në vitin 2019 pas katër vitesh, por mbeten miq të ngushtë dhe bashkëprindër. Dyshja janë parë shpesh duke kaluar kohë së bashku dhe kanë ndezur vazhdimisht thashethemet për rikthim, megjithëse asgjë nuk është konfirmuar ndonjëherë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top