Leonardo DiCaprio drejt fejesës me modelen?

Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij, Vittoria Ceretti, ndezën thashethemet e fejesës teksa modelja italiane u pa me një unazë të re në dorën e majtë.

Ceretti, 25 vjeç, u fotografua teksa po hante drekën me DiCaprio, në restorantin meksikan Yuca’s në Los Anxhelos të martën. Është e paqartë nëse unaza e Cerettit është, në fakt, një unazë fejese, por modelja nuk e ka veshur bizhuterin në asnjë postim të fundit në Instagram.

 

Dyshja ndezën për herë të parë thashethemet për lidhje verën e kaluar kur u panë duke dalë në pistën e vallëzimit në një klub në Ibiza, Spanjë. Që atëherë, ata kanë dalë në disa raste së bashku, madje kanë kaluar kohë me familjet e njëri-tjetrit.

Shtatorin e kaluar, Page Six raportoi ekskluzivisht se Leo dhe Vittoria ishin mjaft seriozë.

“Ata kanë kaluar mjaft kohë së bashku gjatë muajve të fundit dhe po kënaqen duke e njohur njëri-tjetrin në një nivel më të thellë,” tha një burim i brendshëm.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top