Lëkundje tërmeti në Halkidiki, ndihet edhe në Selanik

Një tërmet me magnitudë 3.8 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në orën 00:21 pas mesnate të së martës në një zonë nënujore të Gjirit Thermaikos, pranë bregut perëndimor të Halkidikit.

Sipas të dhënave nga instituti Gjeodinamik të Observatorit të Athinës, epiqendra ishte 13 km në jug-jugperëndim të Neo Moudania, Halkidiki, dhe thellësia fokale u llogarit në 16.2 km.

Zgjidhja automatike e EMSC Europiano-Mesdhetare përllogariti lëkundjen me 3.9 Rihter, thellësinë fokale të tërmetit 5 km dhe epiqendrën 28 ​​km në juglindje të Nea Kallikrateia. Sipas dëshmive të banorëve, tërmeti është ndjerë deri në Selanik.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top