Legjenda e Liverpool shpërthen ndaj Mo Salah: Egoist, mendon për veten e jo për klubin

Mohamed Salah është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer këtë edicion dhe po e mbanë Liverpoolin në vendin e parë në Ligën Premier.

Megjithatë në fundjavë, Salah bëri një deklaratë ku tha se drejtuesit e Liverpoolit ende nuk i kanë ofruar një kontratë të re, me të vjetrën që i skadon në fund të sezonit.

E legjenda e Liveropolit, Jamie Carragher e ka kritikuar egjiptianin duke e quajtur egoist.

“Salah tha se Liverpooli nuk ka folur me të për një kontratë të re? Sigurisht që ka pasur diskutime”, tha Carragher.

“Tani për tani, ka padyshim një ndryshim të madh në vlerësim, se si Salah dhe agjenti i tij e vlerësojnë veten, për sa i përket kohëzgjatjes së kontratës dhe se si bëjnë Liverpool”.

“Pra, arsyeja pse Liverpooli nuk do të kishte ofruar ende një kontratë është sepse Mo Salah do ta refuzojë atë. Ata janë ende në bisedime, unë jam i dëshpëruar që ata të gjëjnë një mes”.

Lexo po ashtu Salah ishte i zhgënjyer nga drejtuesit e Liverpoolit, ndaj bëri një lëvizje që nuk e ka bërë prej pesë vitesh

“Por më duhet të them, jam shumë i zhgënjyer me Mo Salah. Ajo intervistë të dielën… Liverpool pret Real Madridin në mesjavë dhe Manchester City fundjavën e ardhshme. Kjo është historia për Liverpoolin tani”.

“Dhe Mo Salah, ne jemi të vetëdijshëm – sigurisht gazetarët lokalë pranë klubit – që në shtatë vjet ai është ndalur dy herë në zonën miks. Kjo është në rregull”.

“Nëse ai vazhdon të bëjë komente ose agjenti i tij vazhdon të publikojë postime të fshehta në Twitter, kjo është egoiste. Kjo është të mendojnë për veten dhe jo për klubin e futbollit,” tha Carragher. /Telegrafi/

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top