Lega Calcio kërcënon Juventus e Milan: jo në Super League, ose nuk ka regjistrim në Serie A

Super League i frikëson të gjithë e nuk bën përjashtim Serie A. Lega Calcio, për këtë arsye, ka menduar të vendosë një klauzolë për të parandaluar çdo klub të nivelit të lartë të ndryshojë mendje. Një lëvizje që motivohet me dëshirën për të ruajtur kampionatin italian.

KLAUZOLA E LEGA CALCIO
Deri më sot, asnjë klub italian nuk ka thënë shprehimisht se dëshiron të marrë pjesë në Super League. Por ka pasur interes nga disa klube me synimin për të ardhmen. Federata e Futbollit u mblodh dhe vendosi si më poshtë: “…depozitoni kërkesën për pranim në kampionatin e Serisë A 2024/2025 pranë Lega Nazionale Professionisti Serie A. Bashkë me të edhe angazhimin për të mos marrë pjesë në garat e organizuara nga shoqata private të pa njohura nga FIFA, UEFA dhe FIGC, për të marrë Licencën e ekipit kombëtar”.

Afati i regjistrimit është caktuar më 4 qershor 2024. Një goditje e ulët për klubet italiane që synonin të hapeshin ndaj projektit të Super League në të ardhmen.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top