Leao i befason të gjithë, nga Milani transferohet te Galatasaray

Rafael Leao ka mbyllur aventurën e tij me Milanin dhe do të vijojë karrierën në Turqi, te Galatasaray, në një transferim që ka surprizuar botën e futbollit.

Sulmuesi portugez ka arritur marrëveshjen me klubin turk, ku pritet të përfitojë 10 milionë euro në sezon, ndërsa në kontratën e tij parashikohen edhe 2 milionë euro të tjera në formën e bonuseve.

Edhe Milani ka dalë i kënaqur financiarisht nga operacioni, pasi nga shitja e 27-vjeçarit do të arkëtojë rreth 40 milionë euro.

Për shërbimet e Leaos ishte interesuar gjithashtu Aston Villa, por oferta e Gallatasarajt rezultoi më bindëse dhe bëri që negociatat të mbylleshin me sukses.

Leao largohet nga “San Siro” pas një periudhe të gjatë me fanellën kuqezi. Në total, portugezi zhvilloi 291 ndeshje me Milanin, duke shënuar 80 gola dhe duke dhënë 65 asistime.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top