LDK mbledh firmat për Vjosa Osmanin si Presidente të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se kjo parti ka mbledhur 15 nënshkrimet e grupit të tij parlamentar për kandidaturën e Vjosa Osmani për presidente të vendit.

Abdixhiku ka treguar publikisht listën e nënshkrimeve. Ai ka theksuar mbështetjen e plotë të subjektit që ai drejton për Osmanin në këtë proces.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje inicioi përmbysjen e rendit kushtetues dhe rendit demokratik duke vijuar procesin pa kuorumin e nevojshëm në sallë.

“Sonte, pas dy seancash, është një natë e rëndë për Republikën e Kosovës, meqenëse Lëvizja Vetëvendosje inicioi përmbysjen e rendit kushtetues dhe rendit demokratik. Një rast i paprecedent, një dhunim kushtetues për shtetin tonë të ri. Ky sabotim i kushtetutës, i institucioneve të Republikës, ka përgjegjësi të lartë dhe këtë përgjegjësi të lartë do ta mbajnë ata që tentuan dhe iniciuan përmbysjen e tillë.

LDK-ja analizon dhe vlerëson edhe vazhdon ta mbrojë idenë e saj, meqenëse kurrë nuk e kemi pranuar këtë sforcim të rregullit minimal, është rasti i paprecedent siç ka qenë edhe herën e kaluar seanca e 5 prillit. Si të tillë e dënojmë dhe natyrisht do ta mbrojmë me çdo mjet, çdo kënd, meqenëse kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe vetë Republika e Kosovës është e panegociueshme në këtë pikë”, tha ai.

“Lëvizja Vetëvendosje është zotuar që nga takimi i parë që nuk do të ketë kandidatura të imponuara siç i kemi pasur 4 kandidatura deri tani. LDK-ja ka bërë thirrje, përsërit thirrje vazhdimisht, që e vetmja mënyrë për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të Republikës së Kosovës është nëpërmjet një marrëveshjeje politike.

Dhe për këtë marrëveshje politike kemi pasur një propozim, kemi pasur një zotim, kemi pasur një qëndrim, të cilin Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka konsideruar të denjë ta respektojë. Prandaj, këto janë veprime shpërfillëse, monopartiake, që nuk i shërbejnë demokracisë, nuk janë të denja për Republikën e Kosovës dhe po na dërgojnë drejt zgjedhjeve të reja të radhës, për shkak se një parti politike nuk e kupton kompromisin”, – tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top