“Lazio m*t”: çfarë fshihet pas parrullës kundër bardhekaltërve në Riad gjatë Superkupës

Në minutat e fundit të ndeshjes Napoli-Fiorentina të Superkupës së Italisë, tifozët sauditë shfaqën një pankartë të madhe ku shkruhej “Lazio m*t”. Një episod thuajse komik, i cili megjithatë bëri që shumë njerëz të pyesin për arsyen e këtij gjesti nga tifozë që nuk është se mund të kenë urrejtje të tillë për bardhekaltrit.

PARRULLA E ÇUDITSHME NË NAPOLI-FIORENTINA

Teksa në fushë po zhvillohej fitorja 3-0 e Napolit ndaj Fiorentinës, duke i dorëzuar skuadrës së Mazzarrit finalen e Superkupës së Italisë, në tribuna po ndodhte një episod thuajse surreal. Në fakt, në minutën e 95’, turma e vogël saudite e pranishme (vetëm 9000 spektatorë) u tregoi të gjithëve një pankartë të kaltër me fjalët “Lazio m*t”.

 

MOTIVET E MUNDSHME PËR PARRULLËN

Në një stadium ku spektatorët ishin gjithçka përveç tifozë (njerëz të paguar, sponsorë, nivel drejtues) dhe që nuk kishin asnjë interes për ndeshjen mes Napolit dhe Fiorentinës (në tribunë në fakt ata po shikonin Palestinë-Emiratet e Bashkuara Arabe në Kupën e Azisë), shfaqja e një pankarte kundër Lacios ka një efekt thuajse komik.

Lexo më tejVideo/ Napoli në finale të Superkupës: Simeone e një super Zerbin shkatërrojnë Fiorentinën

Megjithatë, ky gjest mund të ketë ardhur për dy arsye. E para pozicionimi i tyre kundër Maurizio Sarri (i cili që në fillim u ankua se duhet të shkonte në Arabi për të luajtur Superkupën). E dyta, se ishin një grusht tifozësh arabo-romanistë që donin t’u tregonin rivalëve të tyre se ishin të pranishëm edhe në anën tjetër të botës. Në fakt, Roma është një skuadër e ndjekur në Arabi, falë pranisë së Jose Mourinho (deri pak ditë më parë). Pa harruar se, mbi të gjitha, aty ka luajtur Salah në të kaluarën, i cili ende vlerësohet shumë në Lindjen e Mesme.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top