Lazio impresionuese, Sarri i dyti por nuk flet: “Jam supersticioz, nuk dua ta përflas”

Pas trisit në Spezia, Maurizio Sarri është i kënaqur por mbetet me këmbët në tokë. “Ka ende 24 pikë për t’u rrëmbyer. E nuk do të jetë e lehtë të arrish në vijën e finishit. Duke nisur nga ndeshja tjetër – shpjegoi trajneri i Lazio -. Duhet të qëndrojmë të fokusuar, të jemi të kënaqur me evolucionin pozitiv. Por për të qenë të shpërblyer, duhet të arrijmë një objektiv”. “Ne nuk duhet të shikojmë renditjen tani. Ka ende shumë pikë për t’u rrëmbyer dhe gjithçka mund të ndryshojë – shtoi ai -. Vendi i dytë? Unë jam supersticioz, nuk po flas për këtë…”

“Sonte vuajtëm në dhjetë minutat e para ashtu siç pritej në një ambient të veçantë ndaj një skuadre agresive – vazhdoi Sarri, duke komentuar ndeshjen ndaj Spezia –. Më pas dolëm në lojë me qarkullimin dhe e kthyem nën kontroll”. “Goli i dytë ishte i mrekullueshëm, por isha i shqetësuar sepse askush nuk godiste në portë – shtoi ai –. Pastaj për fat përfundoi mirë”. “Unë jam gjithashtu shumë i lumtur me golin e Marcos Antonio – vazhdoi ai -. Ai është një lojtar i nivelit të lartë. Unë kam pak vështirësi për ta futur në rotacione në mesfushë, sepse ne kemi nevojë për pak më shumë fizicitet në mes. Por në hapësira të ngushta është një spektakël”.

 

FRIKA E TEKNIKUT SARRI
“Ne jemi të kënaqur sepse ekipi ka pasur një evolucion pozitiv. Por ka një ndryshim midis kënaqësisë dhe shpërblimit – shtoi ai -. Objektivin për t’u bërë më pak mendjemëdhenj dhe sipërfaqësore jemi duke e kërkuar prej disa kohësh. Aftësia e skuadrës për të vuajtur dhe për të qëndruar në rrugën e duhur është rritur ndjeshëm. Por në minutat e para kisha frikë se e kishim nënvlerësuar ndeshjen”, vijoi Sarri. “Jam kthyer të argëtohem në stërvitje dhe kjo do të thotë se skuadra po ecën mire, jo vetëm në ndeshje – përfundoi Sarri -. Kam parë një ndryshim të jashtëzakonshëm mentaliteti këtë sezon. Jam i kënaqur me individin. rritja e lojtarëve gjithashtu”.

 

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top