Rusia nuk është e kënaqur me propozimet e ekipit të presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump në lidhje me Ukrainën, tha ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.
“Ne nuk jemi të kënaqur me propozimet e bëra nga përfaqësuesit e ekipit të presidentit të zgjedhur për të shtyrë anëtarësimin e Ukrainës në NATO për 20 vjet dhe për të vendosur një ekip paqeruajtës të MB dhe forcave evropiane” në Ukrainë”, theksoi kryediplomati rus.
Lavrov vuri në dukje se Moska nuk ka marrë mesazhe zyrtare nga Shtetet e Bashkuara për zgjidhjen e Ukrainës në këtë kohë.
“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj
Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700