Lavrov: Perëndimi s’do të kënaqej me asgjë tjetër veçse ta ndante Kosovën nga Serbia

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka deklaruar se perëndimi nuk do të kënaqej me asgjë tjetër veçse ta ndante Kosovën nga Serbia.

Këto deklarime ai i bëri gjatë një interviste për dokumentarin me titull “25 vjetorit të sulmit ajror të NATO-s në Jugosllavi”.

Lavrov foli edhe rreth takimeve që u mbajtën në Francë (Rambuje) në muajt shkurt dhe mars të 1999-tës.

Sipas tij “të gjitha përpjekjet serbe për të arritur kompromise të drejta u refuzuan”,

“Ishte një poshtërim dhe një provokim i qëllimshëm që i shtynte serbët të hiqnin dorë nga gjithçka. Është e gjitha pjesë e të njëjtit zinxhir. Marrëveshjet e Minskut ndjekin të njëjtën logjikë nga këndvështrimi i interesave gjeopolitike perëndimore”, tha Lavrov.

Kryediplomati rus, shtoi se qëllimi kryesor i vendeve perëndimore ishte të tërhiqnin vendet e Ballkanit në NATO, e më pas ato të anëtarësoheshin edhe në Bashkimin Evropian.

“Megjithatë, në NATO mund të anëtarësohen në çdo kohë, siç e pamë nga vendimi për të pranuar shtetet baltike, të cilat nuk plotësonin asnjë kriter, por u lejuan të anëtarësoheshin për arsye të përshtatshmërisë politike”, tha kryediplomati rus.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top