Lautaro i tërbuar me arbitrin: “Zero shtesë në pjesën e parë, 7 minuta në të dytën”

Askush nuk ka dalë i kënaqur nga arbitrimi i Ferrieri Caputi, në Inter-Venezia. Miqtë janë tërbuar në fund nga goli i anuluar me pretendimin se Sverko e kishte prekur topin me dorë, por edhe zikaltrit kanë rezervat e tyre. Kapiteni Lautaro Martinez ka shprehur gjithë pakënaqësinë e tij, edhe pse gjeti sërish golin në San Siro, me të cilin i dha tre pikë ndaj Venezia. Në fund të ndeshjes ka shumë më tepër zemërim se sa kënaqësi për kapitenin Lautaro: “Pjesa e parë pati zero minuta kohë shtesë me lojën me shumë ndalesa dhe në pjesën e dytë 7 minuta kohë shtesë”, tha argjentinasi.

“Për mendimin tim, për të ecur përpara, të gjithë duhet të përmirësohemi – vlerësoi argjentinasi -. Përndryshe futbolli ecën përpara dhe ne ndalojmë. Kjo të zemëron. Nëse duam futboll më të mirë, të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë. Më falni, jam shumë i nervozuar. Pastaj, sigurisht, ne duhet t’i mbyllim ndeshjet më herët, na ndodhi edhe me Juventus. Jemi të vetëdijshëm për këtë. Kampionati është i gjatë, por duhet ende të përmirësohemi në këto detaje”, tha Lautaro.

Kësaj, megjithatë, i shtohet edhe kënaqësia e ligjshme për golin e gjetur në San Siro: “Po, ishte koha. Por siç them gjithmonë, punoj për ekipin. Gabova dy gola në pjesën e parë, por më pas ky na ndihmoi të fitonim”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top