Largimet dhe emërimet e reja në qeveri, mbahet sot në Kuvendë seancë e jashtëzakonshme plenare

Pasditen e sotme në orën 18:00 do të mbahet seancë e jashtëzakonshme plenare. Kjo seancë plenare do të mbahet pas ndryshimeve në qeveri të cilat u lajmëruan ditën e djeshme nga kryeministri Rama gjatë Kongresit të PS-së.

Në lidhje me këtë seancë plenare ka reaguar kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili u ka dërguar në një mesazh deputetëve demokratë ku ka shprehur kritika për presidentin Begaj.

Teksa e cilësoi kreun e shtetit si një “rojë i godinës së Presidencës”, Bardhi shtoi se ai ka dekretuar ministrat e rinj me urgjencë dhe pa asnjë verifikim.

“Kolegë, Presidenti si roje e godinës së Presidencës ka bërë dekretimin e ministrave të rinj me urgjencë dhe pa asnjë verifikim. Administrata e Kuvendit më njofton që nesër në orën 18:00 do te ketë seancë të jashtëzakonshme parlamentare për emërimet në Qeveri. Njoftimi zyrtar do ju përcillet edhe me email”, shkruan Bardhi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top