Laporta akuzon Real si ‘pallati i pushtetit’: “Në Madrid vuajnë sepse jemi më të mirë”

Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, ka dhënë një intervistë të gjatë për Catalunya Radio, në përpjekje për të shmangur goditjet e marra dje nga Gjykata numër 1 e qytetit të tij, ajo që heton çështjen Negreira. Ai mes viteve 2001 dhe 2018 mori 7.3 milionë euro nga Barcelona (të gjitha me lëshimin e faturave të rregullta) për dosjet dhe informacionet mbi arbitrat që i binin klubit blaugrana.

KORRUPION SISTEMATIK
Gjyqtari Joaquin Aguirre futi Joan Laporta në regjistrin e të dyshuarve, duke e akuzuar atë për krimin e korrupsionit të vazhdueshëm. E në hetimin e çështjes ai shkroi këtë, siç raportohet nga gazeta El Español, e cila kishte akses në dokumentet procedurale: “Konstatohet se pagesat sollën efektet e dëshiruara te Barcelona në atë mënyrë që duhet të ketë pasur një pabarazia në trajtimin e Barcelonës në krahasim me ekipet e tjera. E rrjedhimisht korrupsion sistematik i ekipit spanjoll të arbitrave, që nuk do të thotë se të gjithë arbitrat ishin të korruptuar, por disa prej tyre po”.

ASNJË PAGESË
Laporta duhej të merrte masa përballë një situate gjithnjë e më të ndërlikuar. E në Catalunya Radio, duke treguar një qetësi të madhe, ai tha: “Ata nuk do të mund të vërtetojnë asgjë, sepse nuk ka asgjë të vërtetë. Arbitrat nuk janë paguar. Ky proces do të përfundojë me shfajësimin e Barçës. Jemi të qetë”. E më pas: “Enriquez Negreira nuk është zyrtar publik, nuk ka asnjë krim të vazhdueshëm dhe krimet janë të parashkruara”, gjë që nuk është e vërtetë sipas gjyqtarit Aguirre. Ai akuzoi presidentin Laporta, në krye të Barcelonës mes viteve 2003 dhe 2010, si dhe Sandro Rosell dhe Josep Maria Bartomeu, pasardhës të tij deri në vitin 2018, kur Enriquez Negreira humbi vendin e tij në federatë dhe u likuidua menjëherë nga Barcelona.

MADRIDIZMI SOCIOLOGJIK
Laporta më pas drejtoi gishtin nga Madridi dhe Real Madrid: “Ka një Madridizëm sociologjik që banon në sferat e pushtetit të kryeqytetit, i cili ka ekzistuar gjithmonë. Ai ka forcë të madhe dhe ka përfituar nga ‘Çështja Negreira’ për të provuar të njollosë emrin e Barcelonës. E kjo është diçka që nuk mund ta lejojmë. Ky Madridizëm sociologjik vuajti shumë në periudhën time të parë si president, kur fituam shumë. Tani historia përsëritet sepse ne jemi gjithmonë më të mirë në të gjitha nivelet, sportiv, ekonomik dhe institucional”. Laporta ka pohuar gjithmonë se çështja Negreira shpërtheu pikërisht për shkak të lulëzimit sportiv të Barçës.

FTESA PËR FLORENTINO
Laporta e përcaktoi marrëdhënien aktuale me Florentino Perez si “korrekte”. Kujtojmë që të dy presidentët ishin bërë aleat në projektin e Super League, për t’u distancuar në mënyrë progresive aq shumë sa që Real Madrid u bë palë civile në gjyqin e ‘Çështjes Negreira’. E këtë gjë Laporta, këtë mëngjes, e cilësoi si ‘të papërshtatshme’. El Clasico do të luhet të shtunën më 28 tetor në Montjuic dhe Perez nuk u paraqit në ndeshjen e fundit Barça-Madrid, diçka që nuk kishte ndodhur që nga kohëra të lashta. “Nuk e di nëse Florentino do të vijë në Barcelonë”, tha Laporta. Shpresoj kështu sepse kjo ndeshje është shfaqja më e mirë në botë dhe fakti që dy klubet përfaqësohen në nivelin më të lartë është pjesë e ndeshjes”.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top