Lana Del Rey ka ndarë një përditësim mbi jetën martesore me bashkëshortin e saj Jeremy Dufrene pas raportimeve se çifti kishte lidhur martesën në SHBA.
Katër javë më parë u njoftua se Lana kishte shkëmbyer betimet me udhërrëfyesin e turneut Jeremy, 56 vjeç, në Des Allemandes, Luiziana.
Një muaj pas ngjarjes, Lana foli për jetën e tyre së bashku teksa ishte në një event këtë javë. E pyetur se si po shkon jeta bashkëshortore nga revista InStyle, ajo u pergjigj: “Është mirë”. Më tej ajo komentoi: “Jemi të lumtur”.
Del Rey dhe Dufrene ndezën për herë të parë thashethemet për romancë kur u panë të kapur për dore në Festivalin Reading & Leeds në MB muajin e kaluar, sipas një video në Instagram. Sipas Daily Mail, dyshja bënë një pit stop në Londër për të vizituar Harrod’s dhe një bar.
Artistja më pas i mohoi lajmet se po takoheshin pasi një llogari fansash ndau detaje shtesë për “të dashurin e saj më të fundit”. Sipas People, Dufrene ka një djalë dhe dy vajza.
Këngëtarja e “Radio” u përfol për herë të fundit se ishte në lidhje me muzikantin Jack Donoghue në 2022 dhe muzikantin Clayton Johnson në 2020.