Lana Del Ray fejohet me muzikantin

Lana Del Rey është fejuar me menaxherin e muzikës dhe muzikantin Evan Winiker, raportoi Billboard të martën. Këngëtarja e cila javën e kaluar publikoi albumin e saj të nëntë të shumëpritur në studio e ka mbajtur të fshehtë romancën e saj me Winiker. Dyshja, të cilët thuhet se janë në lidhje prej disa muajsh, janë parë së bashku vetëm disa herë.

Lana ndezi thashethemet e fejesës pasi u pa me një unazë diamanti në eventin Billboard Women in Music më 1 mars. Para romancës së saj të përfolur me Winiker, krijuesja e hitit “Summertime Sadness” ishte e lidhur në mënyrë romantike me këngëtarin Clayton Johnson, pasi u takuan në një aplikacion takimesh në vitin 2020.

Ish çifti u përfol se do të fejoheshin më vonë atë vit, por në fund u ndanë dhe nuk treguan arsyen. Interesat romantike të së kaluarës së Del Rey përfshijnë kantautorin skocez Barrie-James O’Neill, me të cilin ajo u takua nga viti 2011 deri në vitin 2014. Ajo më pas u takua me fotografin italian Francesco Carrozzini nga viti 2014 deri në 2015 para se të shijonte një marrëdhënie të shkurtër me reperin G-Eazy në 2017.

 

 

Ryan Gosling flet për raportin me Eva Mendes

Megan Fox dhe reperi shfaqen në publik pas aludimeve për ndarje

Al Pacino baba për herë të katërt në moshën 82-vjeçare

Arnold Schwarzenegger reagon ndaj largimit të Bruce Willis nga aktrimi

Detaje nga romanca e Kylie Jenner me aktorin

Lana Del Rey rikthehet në skenë

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top