Lamtumirë Milan, Ibrahimovic e mbyll me kuqezinjtë i dëmtuar: ceremonia në San Siro pas Veronës

Mes Milan dhe Zlatan Ibrahimovic ka ardhur koha e përshëndetjes, me suedezin që nuk do t’i rinovohet kontrata në fund të sezonit. Mbrëmjen e së dielës, pas ndeshjes së fundit të kampionatit të planifikuar për në orën 21:00 në San Siro kundër Hellas Verona, klubi i AC Milan do të përshëndesë sulmuesin suedez me një ceremoni të shkurtër që do të përfshijë të gjithë publikun. Kështu Djalli synon të falënderojë Ibrahimovic për këto vite të mrekullueshme të jetuara së bashku. Qendërsulmuesi luajti gjithsej 6 sezone për Milan, të ndarë në dy faza: i pari nga 2010 deri në 2012, i dyti nga janari 2020 deri në qershor 2023, për një total prej 163 ndeshjesh dhe 93 gola. Në listën e trofeve edhe dy kampionate dhe një Superkupë italiane.

Aventurës me Milanin i ka ardhur fundi, por në moshën 41-vjeçare Ibra ende dëshiron të vazhdojë të luajë futboll. “Jam mirë dhe nuk mendoj se do të ndalem, nuk jam nga ata që heq dorë”, ishin fjalët e tij për Gazzetta dello Sport. Suedezi mund të qëndrojë ende në Itali dhe as të mos lëvizë nga Milano. Në fakt, opsioni Monza mbetet i hapur, me Berlusconin dhe Gallianin sponsorët e tij të mëdhenj. “Galliani më merr në telefon çdo ditë prej tre vitesh dhe gjithmonë më thotë që Monza është e bukur, se ka një natyrë të bukur dhe se kontrata është tashmë në tavolinë”, zbuloi Ibra. Suedezi nga e hëna tashmë mund t’i përgjigjet me një po miqësisë së gjatë me ish-administratorin e deleguar të Milan, njeriu që e kërkoi me çdo kusht te kuqezinjtë pas parantezës negative në Barcelonë.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top