Spanja i jep lamtumirën tifozi historik të Kombëtares, Manolo el del Bombo. Ai ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare pas disa ditësh të shtruar në spital për probleme me frymëmarrjen në Spitalin Universitar “La Plana” të Vila-Realit. Manolo ishte i njohur në mbarë botën për praninë e tij të pandërprerë në çdo ndeshje të “La Roja”-s. Në çdo takim, ai filmohej nga kamerat me daullen e tij.
Spanjollët vajtojnë ndarjen nga jeta të Manuel Caceres Artesero, i njohur si Manolo El del Bombo, i cili u shua pas një sëmundjeje të gjatë. Në ditët në vijim do të varroset në Valencia, qyteti ku ndoqi për herë të fundit Kombëtaren spanjolle në “Mestalla”, në çerekfinalen dramatike të Nations League kundër Holandës në muajin mars të kaluar. Për kronikë, ndeshja përfundoi 2-2 në 90 minuta, 3-3 pas kohës shtesë. Në penallti, Spanja fitoi 5-4 dhe siguroi kualifikimin për final four-in e qershorit.
Gjatë jetës së tij Manolo ka ndjekur “Furitë e Kuqe” në 10 edicione të Kupës së Botës dhe 8 të Kampionatit Europian. Kompeticioni i parë i madh në të cilin u shfaq në tribuna ishte Europiani në Itali më 1980, por u bë i njohur për publikun e gjerë që nga Botërori ’82 i fituar nga Italia.
Manuel Caceres, the drum-pounding Spanish football superfan known worldwide as "Manolo el del Bombo", died on Thursday at the age of 76, silencing the rhythmic heartbeat that had accompanied Spanish football for over four decades. https://t.co/FTyJIU7FSy https://t.co/FTyJIU7FSy
— Reuters Sports (@ReutersSports) May 2, 2025