Lamtumira e hidhur e Xavi Hernandez nga Barcelona: “Të stërvisësh këtë klub është mizore”

Pas humbjes së rëndë 5-3 nga Villarreal dhe njoftimit të lamtumirës së tij nga Barcelona një vit më herët, Xavi u rikthye para mikrofonave dhe nuk mund të thuhet se e mori me qetësi. “Nuk u vlerësova në përgjithësi. Kjo më lodh. Kam ndjesinë se çfarëdo që të bësh nuk vlerësohet”, tha trajneri spanjoll.

Sipas teknikut Xavi, problemi nuk është se mos duron presionin: “Kemi mbërritur në një nga momentet më komplekse. Mendoj se puna jonë nuk do të vlerësohet kurrë. Më vjen keq ta them, por e përsëris. Kështu i ndjej gjërat: të stërvitesh Barcelonën bëhet e pakëndshme. Të bëjnë të ndihesh sikur je i pavlerë. Kisha folur për këtë me Pep dhe ai ma pati thënë. E njëjta gjë ndodhi me Valverde dhe pashë Luis Enrique të vuante gjithashtu”. Një sulm i ashpër, pa asnjë dyshim: “Kjo duhet të na bëjë të mendojmë. Kemi një problem me kërkesat që shoqërojnë pozicionin e trajnerit të Barçës. Duket sikur po luan për jetën në çdo ndeshje. Prandaj them se është një punë mizore, nuk e shijon ”, shtoi ish-mesfushori.

Pavarësisht fjalëve të ashpra, Xavi bëri thirrje për unitet nga tani deri në fund të sezonit. “Unë mendoj se është koha për unitet. Këto nuk janë kohë të lehta dhe ne kemi nevojë për unitetin e tifozëve të Barcelonës më shumë se kurrë. Tifozët nuk na kanë zhgënjyer. Unë e vlerësoj mbështetjen që kam pasur që nga emërimi im. Reagimi ka qenë spektakolar, edhe nga dhoma e zhveshjes”, tha ai, duke shpjeguar më pas se “sezoni nuk ka mbaruar” dhe “duam të bëjmë mirë”.

“TANI KLUBI NUK KA NEVOJË PËR MUA”
Një jetë e dedikuar për ngjyrat blaugrana, megjithatë, nuk mund të lihet në hije. E atëherë, në fund, vijnë edhe fjalët pajtuese nga Xavi: “Unë do të jem gjithmonë në dispozicion për atë që i duhet klubit. Nuk e përjashtoj që një ditë të kthehem, por tani klubi nuk ka nevojë për mua. Lamtumira është një vendim që e kisha marrë dhe që në fillim të sezonit nisa ta merrja në konsideratë. E përsëris, këtu puna nuk të vlerësohet”, përfundoi Xavi.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top