LAJMI I FUNDIT/ KAS regjistron Alibeajn për zgjedhjet lolake

Asnjë surprizë nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve. Ky institucion i hapi dritën jeshile pjesëmarrjes së PD-së së vulës në zgjedhjet e 14 majit.

Me shumicë votash, 4 me 1, KAS rrëzoi kërkesën e PD-së së Berishës dhe pranon pjesërisht kërkesën e PD-së së vulës.

KAS kërkoi që të plotësohen dy dokumenta për aplikimin e Alibeajt për zgjedhjet. Një deklaratë angazhimi solemn të nënshkruar nga nënkryetari Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë.

Relatori Koli Bele tha: “Të regjistrojë subjektin zgjedhor PD me nënkruetar Enkelejd Alibeajn në cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”

Kujtojmë se KQZ vendosi mosregjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top