Lajm i bujshëm te Juventus: Calvo jep dorëheqjen, edhe Giuntoli mund të largohet

Nuk mjafton humbja e Romës për të rikthyer buzëqeshjen te Juventus, sepse pak pas përfundimit të ndeshjes në Bergamo vjen lajmi për një tronditje të bujshme në klub që mund të shënojë fillimin e një revolucioni ose, të paktën, të një riorganizimi në brendësi të drejtuesve bardhezi: Francesco Calvo do të japë dorëheqjen në fund të kampionatit, por mund ta ndjekë edhe Cristiano Giuntoli. Lajmi, i paraprirë nga Telelombardia dhe i konfirmuar nga Calciomercato.com, do të ishte i bujshëm dy javë para përfundimit të kampionatit, me Champions-in ende për t’u siguruar dhe sponsorin e ri të fanellës për t’u shpallur (ndoshta në kohë për Botërorin për Klube).

Brenda pak orësh, Juventus e gjen veten pa një prej drejtuesve të saj (Calvo duket i destinuar për Premier League), por me sigurinë që sigurimi i një vendi në Champions sezonin e ardhshëm është tërësisht në duart e saj, falë fitores së Atalantës ndaj Romës. Megjithatë, nuk mungojnë të panjohurat. Para së gjithash, mbetet për t’u kuptuar nëse Tudor do të qëndrojë vërtet. Arritja në kompeticionin më të rëndësishëm mund të mos mjaftojë. E vetmja gjë e sigurt është se ai do të jetë në stol në SHBA për Botërorin për Klube. Ka shumë pak kohë për një ndryshim rrënjësor, duke qenë se kompeticioni nis përbrenda një muaji.

Edhe Giuntoli mund të largohet në fund të sezonit
Trajneri kroat, me sigurimin e një vendi në Champions dhe një paraqitje dinjitoze në kompeticionin botëror, do ta kishte bërë gjithsesi të vetën, por gjithmonë mbetet hija e gjatë e Antonio Conte që sillet mbi stolin bardhezi. Nëse Antonio qëndron ende në Napoli, e ardhmja e Tudor duket e sigurt. Përndryshe, ka një rrymë të fortë drejtuese që do ta kthente menjëherë në Torino. Nga e ardhmja e drejtimit teknik varet edhe merkatoja, që ka si pikë qendrore kërkimin për një sulmues të ri. Giuntoli ka mohuar interesimin e Juves për Osimhen, por edhe qëndrimi i tij si drejtues është i mbështjellë me mister, duke qenë se në nivelet e larta nuk duken shumë të kënaqur me atë që është bërë deri më tani nga Managing Director Football.

Vlahovic, mbyllet aventura në Torino
E vetmja gjë e sigurt për momentin është që Dusan Vlahovic nuk do të jetë në qendër të sulmit bardhezi sezonin e ardhshëm. Distanca mes asaj që kërkon menaxheri i tij dhe ofertës së Juves për rinovimin e një kontrate që skadon vitin tjetër, është shumë e madhe dhe bardhezinjtë nuk kanë ndërmend ta humbasin atë me parametër zero në 2026-ën. Ka shumë për të bërë dhe është koha për vendime të rëndësishme për ta rikthyer Juventus në elitën e futbollit italian dhe evropian. Ky është arsyeja pse John Elkann ka vendosur të ndërhyjë personalisht për të marrë vendime, edhe të dhimbshme, në prag të sezonit të ardhshëm.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top