Komisioni i posaçëm i ngritur nga Bordi Drejtues i ESAIC (European Society of Anesthesiology and Intesive Care) ka shpallur fitues projekt-draftin e Shoqates Shqiptare te Anestezi-Reanimacionit ASAI (Albanian Society of Anesthesiology & Intensive Care).
Tirana është përzgjedhur zyrtarisht, mes shumë kryeqyteteve të Evropës, si qyteti mikpritës i Kongresit Evropian të Vjeshtës, në formatin ESAIC – CONNECT, Albania 2026.
Ky vendim shënon një moment historik, pasi për herë të parë një kongres evropian i ESAIC, një nga komunitetet më të mëdha mjekësore në Evropë, do të zhvillohet në Evropën Juglindore.
Kjo është një arritje e madhe dhe një moment krenarie për komunitetin tonë mjekësor, që tashmë vendoset fuqishëm në hartën e ngjarjeve më prestigjioze ndërkombëtare.
Në këtë kongres pritet të marrin pjesë anestezistë–reanimatorë nga i gjithë rajoni dhe nga vende të ndryshme të Evropës, duke e kthyer Tiranën në një qendër të rëndësishme të shkëmbimit profesional, akademik dhe shkencor.
Ky sukses është fryt i përpjekjes sonë të përbashkët dhe i besimit se Shqipëria meriton të jetë pjesë e hartës europiane të shkencës dhe inovacionit në mjekësi.
ESAIC – CONNECT. Albania 2026
Një faqe e re do të shkruhet për Anestezi-Reanimacionin në Mjekësinë Shqiptare!
(Artikull promocional)