Lajçak vizitë në Kosovë, pritet të takohet me zëvendëskryeministrin Bislimi

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë sot një vizitë në Kosovë. Lajçak do të pritet në takim nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

“Zëvendëskryeministri për Integrim Europian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim, Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Europian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin do të diskutohet për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike”, thuhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës. Takimi i Bislimit dhe Lajçakut do të zhvillohet rreth orës 09:30.

“Pika kryesore e agjendës sime në Bruksel javën e kaluar ishte takimi ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë për gjetjen e përgjigjeve për pyetjet e hapura për vendimin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës për operimin me para të gatshme – më konkretisht çështjen e ndihmës së Serbisë për njerëzit që jetojnë në Kosovë. Përshëndeta angazhimin e të dy delegacioneve për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për komunitetet e prekura. Takimi ishte një hap i parë i rëndësishëm; megjithatë, mbeten shumë pyetje politike dhe do të nevojiten bisedime shtesë në ditët në vijim. Kjo është arsyeja pse si hap i menjëhershëm i ardhshëm do të kem një diskutim vijues me zëvendëskryeministrin e parë dhe kryenegociator të Kosovës Besnik Bislimi”, ka shkruar Lajçak në Facebook.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top