Lajçak takon Kurtin: Diskutim i dobishëm për situatën në veri

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se gjatë qëndrimit në Greqi është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajçak shkruan se në këtë takim me Kurtin ka diskutuar për situatën aktuale në veri dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut.

“Në Simpoziumin e Symit të këtij viti, pata një diskutim të dobishëm me kryeministrin Albin Kurti, për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe rrugën përpara drejt shtensionimit dhe zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të dialogut”, shkruan Lajçak në Twitter.

Nga ana tjetër kryeministri Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se ishte një takim ku është biseduar për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Pata një bisedë të gjatë me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, në margjinat e Simpoziumit të 25-të të SYMI në Kretë. U bisedua për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne mbetemi të përkushtuar. Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë”, ka shkruar Kurti.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top