Lajçak reagon pas akuzave të Kurtit për njëanshmëri: BE dhe SHBA janë në të njëjtën linjë

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se BE-ja edhe SHBA-ja janë në të njëjtën linjë sa i përket Ballkanit Perëndimor.

Këto komente Lajçak i bëri pas takimit me këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe emisarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Gjithmonë e dobishme të rikonfirmojmë se ne ndajmë të njëjtin lexim të situatës në Ballkanin Perëndimor dhe ne jemi në të njëjtën linjë në lidhje me rrugën përpara”, ka shkruar ai në “X”.

Këto deklarata të Lajçakut vijnë një ditë pas konferencës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili e akuzoi atë për njëanshmëri ndaj Serbisë në kuadër të dialogut./KosovaPress

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top