Lajçak: Po punoj për takimin ndërmjet përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, së fundmi është shprehur se po punon për të bërë të mundur një takim tjetër mes përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës në nivel teknik.

“Ndërsa një javë tjetër e gjatë dhe produktive po i vjen fundi, më kujtohet fillimi i saj pozitiv që pata në Dubrovnik të Kroacisë, ku mora pjesë në Forumin vjetor të Dubrovnikut”, ka shkruar në Facebook Lajçak.

Forumi në Dubrovnik i ofroi, siç tha ai, një mundësi të shkëlqyer për t’u shoqëruar me aktorë kryesorë nga Ballkani Perëndimor dhe më gjerë, për t’u rilidhur me kolegët dhe miqtë me të cilët diskutoi hapat e nevojshëm për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top