Lajçak nuk do të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër, zbulohet arsyeja

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, nuk do ta marrë detyrën e ambasadorit të BE-së në Zvicër, për shkak të “zhvillimeve të paparashikuara”, njoftoi delegacioni i bllokut në Bern.

Lajçak ishte emëruar ambasador i BE-së në Zvicër në fillim të këtij viti, ndërsa në korrik vendet anëtare të bllokut u pajtuan për t’ia zgjatur mandatin atij si dërguari i posaçëm për dialogun deri në janar të vitit 2025.

Por, të premten, delegacioni i BE-së në Zvicër njoftoi se ambasadorit të deritanishëm Petros Mavromichalis i është zgjatur mandati deri më 31 gusht 2025.

“Për shkak të zhvillimeve të paparashikuara, Mirosllav Lajçak nuk do ta marrë postin e ambasadorit në Bern. Mandati i ambasadorit të tanishëm Petros Mavromichalis është zgjatur deri më 31.08.2025”, shkroi delegacioni në X.

Në njoftim nuk u dhanë shpjegime se për çfarë zhvillimesh të “paparashikueshme” bëhej fjalë.

Ndërkohë, Lajçak e vizitoi Kosovë të premten, ku u takua me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi në Prishtinë.

Lajçak tha se në takim me Bislimin është arritur pajtim për një rund të ri të dialogut në nivel kryenegociatorësh, por nuk tregoi ndonjë datë për mbajtjen e këtij takimi./ rel

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top