I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po qëndron në Austri ku po merr pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2023. Lajçak ka ndarë fotografi të takimeve ka zhvilluar atje, duke përfshirë këtu edhe një me presidenten Vjosa Osmani.
“E nisa sezonin e vjeshtës me dy ditë biseda pasuruese rreth asaj se çfarë do të thotë për Evropën të jetë e guximshme. Është mirë të diskutosh me ekspertë, kolegë, miq dhe më e rëndësishmja me të rinjtë tanë këtë vit”, ka shkruar ai në rrjetin social “X”.
Forumi Evropian Alpbach është ndër institucionet më prestigjioze në Evropë, i cili nga viti 1945, mbledhë çdo vit liderë, nobelistë, akademikë, shkencëtarë dhe personalitete të ndryshme nga mbarë bota për të diskutuar idetë për një Evropë më të fortë dhe më demokratike.