Lajçak: Duhet të fillojë përcaktimi i statusit dhe kompetencave të Asociacionit

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak deklaroi se është e rëndësishme që sa më shpejt të fillohet me përcaktimin e statusit dhe kompetencave të Asosacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një intervistë për gazetën sllovake “Denik”, Lajçak tha se Asociacionin e sheh si një mundësi për të sqaruar marrëdhëniet ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe serbëve që jetojnë në veri.

“Qëllimi është përcaktimi i statusit ligjor të serbëve të Kosovës. Ne e shohim këtë si një mundësi për të qartësuar disi marrëdhëniet ndërmjet qeverisë në Prishtinë dhe serbëve të Kosovës, por edhe për të përcaktuar rolin e Serbisë në mbështetjen e serbëve në Kosovë. Për mua është e rëndësishme që më në fund të fillojmë të përcaktojmë se çfarë do të thotë Komuniteti, cili do të jetë statusi i tij, cilat do të jenë kompetencat e tij. Ne do t’i përmbahemi modeleve ekzistuese evropiane”, theksoi ai.

Lajçak u shpreh se Kosova nuk e ka zbatuar marrëveshjen e vitit 2013 për krijimin e Asociacionit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top