Lady Gaga reagon pas aludimeve se është shtatzanë

Lady Gaga iu përgjigj thashethemeve për shtatzëninë pas fotove të saj në dasmën e të motrës.
“Jo shtatzënë”, shkroi këngëtarja e “Bad Romance”, në një klip të TikTok duke u stërvitur.
Disa fansa ndanë mbështetje për aktoren e “Star Is Born”, me një ndejkës që shkruante, “Njerëzit mund të jenë kaq të këqij. Je e mrekullueshme Gaga. Ne Të duam ty!”
“Të lutem , mos i dëgjo ata njerëz,” shtoi një tjetër.
“Ti je perfekte,” thirri një i tretë.
Thashethemet e shtatzënisë filluan të premten në mbrëmje kur Gaga mori pjesë në darkën e provës së motrës së saj Natali Germanotta e veshur me një fustan të gjerë me mëngë të shkurtra, sipas US Sun.
Fotot e paparacëve shfaqnin këngëtaren e “Shallow” duke mbuluar barkun.
Ajo gjithashtu mbante një unazë masive diamanti mes spekulimeve se është fejuar me Michael Polansky.
Para romancës së saj me sipërmarrësin, ajo u fejua me aktorin Taylor Kinney në 2015 dhe më pas agjentin e talenteve Christian Carino në 2017.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top