Lady Gaga pendohet për rolin në Joker: Folie à Deux’: E turpëruar

Lady Gaga thuhet se është e turpëruar për aktrimin e saj në filmin ‘Joker: Folie à Deux’.

Sipas “Life and Style”, Gaga është acaruar pasi vazhdimi i filmit “Joker”, për të cilin buxheti i shpenzuar ishte i madh, nuk fitoi shumën e parashikuar dhe u etiketua nga publiku si një “film i dështuar”.

“Ajo jo vetëm që ishte e inatosur, e turpëruar dhe e tronditur për mënyrën sesi shumica e skenave të saj ishin prerë, por edhe e zemëruar për mënyrën se si u prezantuan këngët në film”, u shpreh burimi.

“Kishte gjithë ato kalime të sikletshme nga dhuna dhe frika në këngë optimiste dhe jazz. Kjo e bëri atë të mendonte se doli budallaqe dhe e paaftë në rolin e Harley Quinn”.

Gjithashtu, raportoi se këngëtarja po planifikon të marrë një pushim nga karriera e saj si aktore për t’u fokusuar më shumë në muzikën e saj.

Burimi vijoi,“Ishte një shkundje për të cilën ajo kishte nevojë. Një mesazh mjaft i qartë se ajo është një këngëtare dhe kompozitore së pari dhe më pas, aktore. Ajo u duk totalisht si një amatore”.

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top