La Repubblica: Brukseli kundër paktit Rama-Meloni!

Presidentja e Bashkimit Europian, Ursula von der Leyen është keqkuptuar kur ka folur për metoda të reja për të zgjidhur krizën e refugjatëve, sepse në realitet nuk e mbështet planin Rama-Meloni që ka burgosur refugjatët nga Egjipti dhe nga Bangladeshi në kampin e Gjadrit. Këtë raporton La Repubblica, gazeta italiane që në ditën e parë të mbërritjes së refugjatëve në Shqipëri përçon mesazhin se pakti mes Ramës dhe Melonit konsiderohet i paligjshëm në Bruksel dhe nuk shërben as si model për BE-në.

Ky qëndrim përbën një hap pas nga Brukseli, pasi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se e mbështet paktin dhe se ai përbën një model për vendet e BE-së.

Një zëdhënës i ekzekutivit europian thotë për median italiane se “fjalët e kryekomisioneres janë keqinterpretuar”.

“Nuk është ligjërisht e mundshme që BE të zgjedhë opsionin e modelit të këtij pakti. Normativa europiane për riatdhesimin me forcë të emigrantëve nga një vend i tretë duhet rishikuar,” tha zëdhënësi.

Pro këtij modeli janë shprehur vetëm Italia dhe Hungaria deri më tani.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top