Vedat Muriqi ka përmbyllur një sezon mbresëlënës në planin personal, edhe pse Mallorca nuk arriti të sigurojë mbijetesën në La Liga.
Sulmuesi i Kosovës realizoi 23 gola gjatë edicionit 2025/26, duke qenë figura kryesore e skuadrës në repartin ofensiv. Megjithatë, paraqitjet e tij nuk mjaftuan që ekipi të shmangte rënien nga elita e futbollit spanjoll.
Mallorca e mbylli kampionatin me 42 pikë të grumbulluara në 38 javë, duke u renditur në vendin e 18-të dhe duke humbur statusin e skuadrës së La Ligës për sezonin e ardhshëm. Pavarësisht fatit të klubit, Muriqi ka siguruar një vend të veçantë në historinë e Mallorcës.
“Pirati dardan” është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Mallorcës në La Liga, duke tejkaluar legjendën Samuel Eto’o, ndërsa ka thyer edhe një tjetër rekord, duke u bërë lojtari me më së shumti gola në një sezon të vetëm për klubin në elitën e futbollit spanjoll.