Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet, në një romancë dashurie

Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet po përfliten së fundmi për një romancë dashurie. Edhe pse dyshja nuk e kanë konfirmuar lidhje, ekziston një video e tyre duke folur në Javën e Modës në Paris në janar.

Ky lajm nuk është mirëpritur mirë nga fansat të cilët kanë shprehur zhgënjimin e tyre. “Takimi me Kylie jenner dhe timothee chalamet ndihet njësoj si kur dy persona nga shkolla juaj e mesme që nuk kanë folurkurrë, fillojnë të takohen si 6 vjet pas diplomimit,” shkroi një person në Twitter.

“Nuk mund të më bindësh se Timothée Chalamet dhe Kylie Jenner janë takuar ndonjëherë”, shtoi një tjetër. “Pashë dikë që tha se Kylie Jenner po takohet me Timothee Chalamet për të marrë pjesë në Met Gala dhe kjo ka shumë kuptim,” teorizoi një tjetër, duke iu referuar thashethemeve që qarkullonin se KarJenners nuk do të ftohen në Met të këtij viti. “Së pari Kendall dhe Bad Bunny. Pastaj Selena dhe Zayn. Mos harroni për Emrata dhe Harry Styles? Tani Kylie Jenner dhe Timothee CHALAMET? u shpreh një tjetër fans për romancat e tjera të përfolura të këtij viti.

Jenner ka pasur lidhje me Travis Scott që nga prilli 2017. Ata kanë dy fëmijë: Stormi, 5 vjeç dhe Aire, 1. Timothee, ndërkohë, së fundmi ishte i lidhur me aktoren Eiza González pasi të dy u panë në Cabo San Lucas në qershor 2020. Gjithashtu aktori ika qenë i lidhur me Lily-Rose Depp nga fundi i vitit 2018 deri në prill 2020.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top