‘Ky nuk është fundi i Vucic’: Si po e pregadit ai terrenin për t’a bërë një aleat të tij President e veten Kryeministër?

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi të shtunën se do të jepë dorëheqjen brenda disa javësh dhe se vendi do të mbajë zgjedhje të parakohshme presidenciale dhe parlamentare, pas 18 muajsh protestash antiqeveritare, qëkur u shemb një tendë në një stacion hekurudhor në qytetin verior të Novi Sadit në nëntor 2024, ku vdiqën 16 persona.

 


“Do të jem president vetëm për disa javë të tjera dhe pastaj do të jap dorëheqjen”, u tha Vuçiç turmave të mbështetësve të tij në një tubim pro-qeveritar në kryeqytet, Beograd. Mandati i dytë dhe i fundit i Vuçiçit do të skadonte në mesin e vitit 2027.

 

Megjithatë, Reuters thotë se Vuçiq nuk ka gjasa të largohet nga skena politike pasi dorëheqja e tij mund t’i hapë rrugën atij për t’u bërë kryeministër nëse partia e tij triumfon në zgjedhjet parlamentare. Kjo do të vazhdonte një trend të gjatë në të cilin pushteti në Serbi ndjek Vuçiqin, pavarësisht nga titulli i tij.

 

Analistët thanë se Vuçiç do të përpiqet të vendosë një aleat si pasues të tij në presidencë, në mënyrë që ai të vazhdojë të mbajë levat e pushtetit.

“Ky nuk është aspak fundi i Vuçiqit,” tha Radivoje Grujic, një analist me bazë në Varshavë. “Ai tashmë ka një plan, që definitivisht nuk do të thotë se do të shkojë në pension politik – krejt e kundërta”.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top