“Ky është rrëmbim policor” Erion Veliaj denoncon transferimin në qelitë e Fierit

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj denoncoi transferimin e tij nga qelitë e paraburgimit të Durrësit tek paraburgimi i Fierit. Sipas kryebashkut transferimi është bërë pa një arsye konkrete dhe ai e ka konsideruar atë një “rrëmbim policor”.

“Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon rëndë të drejtat e mia. Unë nuk kam dhënë pëlqimin për këtë transferim dhe kam kundërshtuar mënyrën se si po realizohet” është mesazhi i Veliajt në rrjetet sociale.

Kryebashkiaku i bën thirrje ministrit të drejtësisë të ndërhyjë urgjentisht për atë që po ndodh. Pak ditë më parë, Veliaj shprehu mbështetjen për protestat që rrëzuan Vuçiçin në Serbi, një mesazh që duket se ka provokuar mërinë e qeverisë.

Mesazhi i plotë i Erjon Veliajt nga paraburgimi
Sot, një grup punonjësish të Policisë së Burgjeve, të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, janë paraqitur në IEVP Durrës për të më transferuar në burgun e Fierit. Pavarësisht kërkesave të përsëritura, si nga unë ashtu edhe nga avokati im, për t’u njohur me aktin që urdhëron transferimin dhe arsyet që e justifikojnë atë, na është refuzuar vënia në dispozicion e këtij dokumenti. Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon rëndë të drejtat e mia. Unë nuk kam dhënë pëlqimin për këtë transferim dhe kam kundërshtuar mënyrën se si po realizohet, pa transparencë dhe pa më mundësuar ushtrimin efektiv të të drejtave të mia ligjore. I kërkoj publikisht Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit të ndërhyjnë urgjentisht, të verifikojnë arsyet dhe shkaqet e këtij transferimi politik.
Erion Veliaj
IEVP Durrës, 28 tetor 2026

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top