Ky është kungulli më i madh për vitin 2024, peshon hiç më pak se 1.1 ton

Një mësimdhënës i hortikulturës e ka mbajtur titullin e kampionit edhe për një vit radhazi në konkursin vjetor të peshimit të kungujve në veri të Kalifornisë. Kungujt e tij e kanë fituar çmimin kryesor për katër vjet radhazi.

Travis Gienger e mundi konkurrentin e tij më të afërt me vetëm 2.7 kilogramë më shumë dhe fitoi Kampionatin Botëror të Peshimit të Kungullit.

Kungulli i tij peshon 1,121 kilogramë, pak më pak se ai që kishte vitin e kaluar me 1,247 kilogramë, raportoi AP.

Gienger ka thënë se ashtu si më parë, edhe tani është fokusuar në të pasurit një tokë të shëndetshme, por që një vjeshtë me reshje rekord mund të ketë ndikuar në rritjen e kungujve të tij.

Ai ka shtuar se kungullin do ta çojë në jug të Kalifornisë ku një ekip profesional do ta gdhendin në formën 3D për Halloween.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top