Kuvendi sot/ Deputetë e opozitës mbërrijnë 90 minuta para nisjes, bllokohen në hyrje nga Garda

Pasi Sekretariati i Etikës përjashtoi 24 deputetët e PD, sot ata janë paraqitur në ambientit të Parlamentit 90 minuta para nisjes së seancës. Demokratët janë përballur me Gardën e Republikës, e cila kishte bllokuar hyrjen duke mos i lejuar të futen brenda.

Ndëshkimin më të madh e kanë sekretari i Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, e deputeti demokrat Bledion Nallbati me 60 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit. Dy muaj përjashtim ishte edhe për kryetarin e grupit të PD-së, Gazment Bardhi. Ndërsa për 20 deputetët e tjerë u dha përjashtim 40 ditë. Deuteti Edi Palokën u përjashtua me 10 ditë kalendarike nga jeta parlamentare.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top