Seanca plenare në Kuvend ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Gjatë seancës në Kuvend një tjetër kërkesë e PD-së u rrëzua në votimin gjatë mesnatës. PD dorëzoi në Kuvend kërkesën në dhjetor 2024, për ngritjen e komisionit hetimor për miratimit të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit” dhe ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.
Projektvendimi “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë në procedurat e (i) miratimit të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit”; (ii) shitjes së koncesionit të menaxhimit të portit kompanisë Schapha d. o. o. ; dhe (iii) ndërtimit të portit të ri në Porto Romano” mori 1 votë pro, 1 abstenim dhe 73 kundër.
Dritë jeshile u hap për ndryshimet ligjore në menaxhimin e mbetjeve, duke e përafruar legjislacionin shqiptar me atë të BE-së.