Kuvendi nuk fut në rend të ditës në seancën e 5 marsit votimin e imunitetit Balluku

Kuvendi do të mblidhet ditën e nesërme, 5 mars, për seancën e radhës plenare, ku janë parashikuar për diskutim dhe miratim disa projektligje.

Në rendin e ditës nuk është përfshirë çështja e ish-zv kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin dhe i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit si deputete.

Kujtojmë që dy ditë më parë Grupi i PD-së depozitoi në Kuvend raportin e tyre pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve, ku argumentojnë se përse Kuvendi duhet të votojë pro kërkesës për heqjen e imunitetit të saj.

Por, socialistët, që do të dalin në një raport më vete, nuk kanë publikuar ende asgjë.

Belinda Balluku u shkarkua javën e kaluar nga posti i zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe tashmë mbetet në duart e SPAK. Ish zëvendës kryeministrja përballet zyrtarisht me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera në tunelin e Llogarasë, ndërsa aktualisht është nën hetim edhe për procedura të tjera tenderuese, përfshirë Lotet e Unazës së Madhe.

SPAK ka argumentuar në mbledhjen e Këshillit të Mandateve se kërkesa për arrestin e saj vjen për shkak se pozitat e saj janë rënduar, dhe se ka dyshime që ajo ka përdorur persona të fortë dhe zyrtarë publikë për të intimiduar dëshmitarët.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top