Flamur Noka përplaset me Gardën dhe tenton të shkulë gardhin metalik. Nuk munguan konfrontimet fizike, deputeti i përjashtuar Bledjon Nallbati përplaset fizikisht me gardistët.
“Mos mbroni hajdutët. T’ju vij zor! Hapja rrugën se jemi pa përjashtuar”, dëgjohen deputetët e opozitës.
Edhe deputeti Dashnor Sula tentoi të hynte me forcë, por s’u lejua.
“Shërbejini Edit, shërbejini. Ja, si duket Garda, shteti“, vijojnë ata.