Kuvendi/ Nga kërkesa për shkarkimin e Niko Peleshit tek raportimi i institucioneve

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën e dytë plenare për këtë javë, pas asaj të së hënës ku u prezantuan raportet e institucioneve të drejtësisë dhe u miratua ngritja e Komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe Reformën Territoriale.

Në qendër të rendit të ditës të kësaj seance është kërkesa e deputetëve të Partisë Demokratike për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Opozita e akuzon atë për shkelje të Kushtetutës dhe të Rregullores së Kuvendit. Debati për këtë çështje pritet të nisë në orën 10:00 dhe pritet të shoqërohet me diskutime të ashpra në sallën plenare.

Në vijim të seancës plenare të sotme, në orën 11:30 pritet të nisë edhe raportimi i disa institucioneve të pavarura para Kuvendit. E para që do të marrë fjalën është kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, e cila nuk arriti të raportojë në seancën e kaluar.

Më pas, Kuvendi do të shqyrtojë raportin vjetor për vitin 2024 të Avokates së Popullit, Erinda Ballanca. Po ashtu, në rendin e ditës janë parashikuar edhe prezantimet e raportimeve nga Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dhe Instituti i Statistikave (INSTAT).

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top