Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite vlerësimi i punës së institucioneve të pavarura në 2025

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën e radhës plenare, ku në rendin e ditës janë parashikuar një seri projektrezolutash për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura gjatë vitit 2025, si dhe diskutime për çështje të ngritura nga zgjedhësit.

Ndër çështjet kryesore që do të diskutohen janë projektrezolutat për vlerësimin e punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, si dhe Bankës së Shqipërisë për vitin 2025.

Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu veprimtarinë e disa institucioneve të tjera, përfshirë Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, Institutin e Statistikave (INSTAT), Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Radiotelevizionin Shqiptar, Autoritetin e Mediave Audiovizive, Entin Rregullator të Energjisë dhe Entin Rregullator të Ujit.

Në fund të seancës janë parashikuar edhe diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit, ku deputetët pritet të trajtojnë problematika të ngritura nga qytetarët në zonat e tyre.

Rendi i Ditës:

1.Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 30.6.2026 dhe 2.7.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

3. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2025”.

4. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2025”.

5. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2025”.

6. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2025”.

7. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Institutit të Statistikave për vitin 2025”.

8. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2025”.

9. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Radiotelevizionit Shqiptar për vitin 2025”.

10. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2025”.

11.Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2025”.

12.Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit për vitin 2025”.

13.Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top