Kuvendi Kombëtar i PD, Berisha mbërrin në Pallatin e Kongreseve

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve për Kuvendin Kombëtar. Berisha shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe Sekretari i Përgjithsëm, Flamur Noka.

Kuvendi Kombëtar voton sot për propozimet e kryesisë dhe për zgjedhjen e 200 anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Ky Këshill do të zgjedhë javën e ardhshme kryesinë e PD, sekretarin e Pergjithshëm, nënkryetarët e të gjithë funksionarët e tjerë.

Ndërkohë në Kuvend do të paraqiten propozimet për ndryshimet statutore, të cilat do të kalojnë për diskutim dhe më pas do t’i nënshtrohen votimit nga delegatët.

Ndër të tjera pritet që PD të përcaktojë edhe drejtimet politike dhe organizative që kjo forcë politike do të ndjekë në periudhën e ardhshme.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top