Kuvendi i Kosovës/ Seancë për propozim-rezolutën për mbështetjen financiare të Policisë

Kuvendi i Kosovës do të mbajësot seancën e radhës në orën 11:00. Siç raportojnë mediat e Kosovës, në axhendë e sotme parashikohet të diskutohet për shqyrtimin e Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.Kjo kërkesë për seancë të jashtëzakonshme është bërë Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ndërkaq, theksojmë se gjatë ditës së djeshme, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka treguar se kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme për ta miratuar rezolutën që mbështetë dhe forcon Policinë e Kosovës.

Krasniqi ka thënë se duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në vend, posaçërisht pas 24 shtatorit, PDK konsideron se forcimi dhe mbështetja e Policisë duhet të jetë prioritet shtetëror – andaj nuk mund ta pranojnë këtë qasje neglizhuese të pushtetit dhe të qëndrojnë duarkryq. Dokumenti përmban edhe nënshkrimet e 33 deputetëve të: Grupit Parlamentar të PDK-së, të LDK-së dhe AAK-së.

Sipas draft-rezolutës thuhet se duhet të obligohet Qeveria që brenda afatit prej 15 ditësh nga miratimi i rezolutës, të bëjë ndarjen e mjeteve të nevojshme financiare për pagesën e shtesës së rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës dhe atë në mënyrë retroaktive nga dita e hyrjes në fuqi të Ligjit 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik (për secilin muaj).Në rend dite janë edhe pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 5 tetor 2023.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top