Kuvend/ Zhupa kërkon 1 minutë heshtje për vrasjen e 14-vjeçarit

Ka nisur seanca maratonë në Kuvend lidhur me diskutimet e projektbuxhetit 2025, ndërsa pas disa orësh pritet votimi.

Deputetja e PD-së Ina Zhupa e shfrytëzoi fjalën e saj në Kuvend për të kërkuar një minutë heshtje për vdekjen e 14-vjeçarit, Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij.

Zhupa akuzoi qeverinë, ndërsa tha se është për të ardhur keq që duhet të kthejnë kokën nga arsimi dhe edukimi kur ndodh një ngjarje e tillë.

“Doja ti kërkoja këtij kuvendi një minutë heshtje, por do desha të caktonim një orar që të ishim të gjithë dhe të ulnim kokën të gjithë sepse fajin e ka kjo qeveri. Më vjen keq që duhet të kthejmë kokën nga arsimi dhe edukimi kur ndodh një ngjarje e tillë. Thika biçaku, droga, kjo është paketa e sigurisë në shkolla?! Si mund ta kalojmë me normalitet?”, tha Zhupa.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top